KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 24, datë 01.03.2024 konkretisht për:

  • 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike/Shkenca Ekonomike;
  • 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike;
  • 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Mbrojtjes, Sigurisë dhe Pronës Publike – diplomuar në Master Shkencor në Inxhinieri Pyjesh.

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionet e sipërcituara, kandidatët:

I. Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Buxhetit të Shtetit – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike/Shkenca Ekonomike:

1. Arjola Muçaj

2. Dafina Gjikola

3. Elsa Zaimi

4. Eralda Allhysa

5. Isidor Frashni

6. Mimoza Kita

7. Rigels Vrenjo

8. Ylvi Aga

II. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike:

1. Almida Sterjo

2. Rigels Vrenjo

III. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i Parë në Departamentin e Auditimit të Mbrojtjes, Sigurisë dhe Pronës Publike – diplomuar në Master Shkencor në Inxhinieri Pyjesh:

1. Petrit Imeraj

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 04.04.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.