Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr.16, datë 14.02.2024 për:
2 (dy) vende në pozicionin Specialist /Auditues i II (Dytë) në Drejtorinë e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë – diplomuar në Master Shkencor në Gjuhë – Letërsi.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionin e sipërcituar, kandidatët:
1. Ilir Mborja
2. Kastriot Kotoni
3. Ortensa Marini
Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e martë, më datë 19.03.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.
Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.