KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 17, datë 14.02.2024 për:

I. Për 1 (një) vend në pozicionin “Kryeauditues në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore”.

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

Për pozicionin e “Kryeaudituesit në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore” plotëson kriteret për të vazhduar konkurrimin: znj. Elona Llozana

Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet ditën e martë, më datë 12.03.2024, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.