Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të përcaktimeve të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18. 03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e shpallur me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 93, datë 15.11.2023 për:
1 (një) vend në pozicionin “Drejtor në Drejtorinë e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë”, diplomuar në MSHC në Komunikim/ Marrëdhënie Ndërkombëtare/ Filozofi.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Nuk plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionin “Drejtor në Drejtorinë e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë” asnjë kandidat aplikues.