Kontrolli i Lartë i Shtetit, Rezultatet e verifikimit paraprak

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 92, datë 15.11.2023  për:

  1. 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike.
  2. 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar në Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi /Energjetikë /Hidroteknikë /Gjeodezi.

 

 

Në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI:

 

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionet e sipërcituara, kandidatët:

 

  1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike:
  2. Fabiola Ceka
  3. Hanë Smakaj
  4. Mimoza Çuçi
  5. Xhuljana Kume

 

 

  1. Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar në Master Shkencor në Inxhinieri Ndërtimi /Energjetikë /Hidroteknikë /Gjeodezi:
  2. Aida Dedja
  3. Altin Marashi
  4. Ani Spahiu
  5. Daniela Lleshaj
  6. Eridona Dauti
  7. Ermela Xherri

 

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e premte, më datë 20.12.2023, ora 10:00 në ambientet e KLSH-së.

 

Ankesat për rezultatet e verifikimit paraprak të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore.