Kontrolli i Lartë i Shtetit, Rezultatet e verifikimit paraprak

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar, në përfundim të afateve të ankimimit ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 57, datë 21.07.2023  për:

  1. Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huajadiplomuar në Master Shkencor në Shkenca Juridike.
  2. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrorediplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike.

Në përfundim të procesit të shqyrtimit të ankesave,

KONSTATOI:

Plotësojnë kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionet e sipërcituara, kandidatët:

 

  1. Për 2 (dy) vende në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Shoqërive Publike dhe Investimeve të Huaja:

 

  1. Admir Krrashi
  2. Armand Dervishi
  3. Armando Kaloshi
  4. Arselda Roci(Stojani)
  5. Bruno Rexhaj
  6. Enea Sali
  7. Iljaz Ujkperaj
  8. Klajdi Laska
  9. Klajdi Meçaj
  10. Ramadan Çaço
  11. Sara Zotaj
  12. Uendi Zotaj

 



  1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore:
  2. Almida Sterjo
  3. Elisabeta Nika
  4. Gazmend Beshi
  5. Nertil Meta

 

Testimi me shkrim për pozicionet e mësipërme do të zhvillohet ditën e mërkurë, më datë 06.09.2023, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.