Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënieve në shërbimin civil të nëpunësve civil të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e shpallur “Drejtor në Departamentin Juridik”, diplomuar në Shkenca Juridike.
Në përfundim të procesit të verifikimit,
KONSTATOI:
Plotëson kriteret e kërkuara për të vazhduar konkurrimin për pozicionin e “Drejtorit të Departamentit Juridik” kandidati,
- Erion Semani
Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet ditën e martë, më datë 29.08.2023, ora 11:00 në ambientet e KLSH-së.