KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit 152/2013, ”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,

KONSTATOI:

Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:

  •  2 (dy) vende në pozicionin “Specialist/Auditues i II (Dytë) në Drejtorinë e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë” – diplomuar në Master Shkencor në Gjuhë – Letërsi, morën pjesë kandidatët:

1. Ilir Mborja

2. Kastriot Kotoni

3. Ortensa Marini

Kanë marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidatët:

1. Ilir Mborja

2. Kastriot Kotoni

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e enjte, më datë 28.03.2024 ora 11:00, në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në zbatim të Ligjit 152/2013, “Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar, VKM-së nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, ka zhvilluar verifikimin paraprak të kandidatëve për pozicionet vakante në KLSH të shpallura me Urdhrin e Brendshëm të Kryetarit të KLSH nr. 22, datë 28.02.2024 për:

  • 1 (një) vend në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse”, në përfundim të procesit të verifikimit,

KONSTATOI: Për pozicionin e “Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse” plotëson kriteret për të vazhduar konkurrimin kandidati, Altin Tafilaj

Testimi me shkrim për pozicionin e mësipërm do të zhvillohet ditën e martë, më datë 26.03.2024, ora 11:00, ndërsa intervista e strukturuar me gojë ditën e enjte, më datë 28.03.2024, ora 11:30 në ambientet e KLSH-së.