KONTROLLI I LARTË I SHTETIT, REZULTATET E TESTIMIT ME SHKRIM

Komiteti i Pranimit në përputhje me përcaktimet e Ligjit 152/2013,”Për Nëpunësin Civil” të ndryshuar dhe VKM-së nr. 243 datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” të ndryshuar,

KONSTATOI:

Për vendet e lira të publikuara përkatësisht për:

1. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Institucioneve Qendrore – diplomuar në Master Shkencor në Shkenca Ekonomike, morën pjesë kandidatët:

1. Artur Cengu

2. Ylvi Aga

Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:

Artur Cengu

2. Për 1 (një) vend në pozicionin Auditues i I (Parë) në Departamentin e Auditimit të Performancës – diplomuar minimumi në Master Profesional – në Shkenca Juridike, morri pjesë kandidati:

1. Erjon Saliu

Ka marrë pikët e nevojshme për të kaluar në fazën e intervistës së strukturuar me gojë kandidati:

Erjon Saliu

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet ditën e hënë, më datë 18.03.2024 ora 10:00, në ambientet e KLSH-së.

Ankesat për rezultatet e testimit me shkrim mund të bëhen brenda 5 ditëve kalendarike pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në Kontrollin e Lartë të Shtetit.