Komisionit të Prokurimit Publik SHPALLJE FITUESI

NJOFTIM MBI REZULTATET E VERIFIKIMIT

PËR PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse 

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikës 4,  të Kreut IV, të Vendimit Nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar,

Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta të shpalljes për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  1. Specialist për Marrëdhëniet me Jashtë, pranë Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria: III-b

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është:

  • Ledja Shuperka

Për shkak se njëri prej ekspertëve efektivë ndodhet në pamundësi ligjore për të marrë pjesë në Komitetin e Përhershëm të Pranimit në datën 24.09.2020:

  1. Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.09.2020, ora 10:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.
  2. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 01.10.2020, ora 15:00, në ambientet e Komisionit të Prokurimit Publik, Blv. “Dëshmorët e Kombit, Pallati i Kongreseve, Kati I, Tiranë.