KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE, SHPALLJE FITUESI

Në mbështetje të nenit 25, pikës 1, kreut V, të ligjit nr. 152, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, kreut VII, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive” i ndryshuar, Njesia Përgjegjëse ju njofton se u zhvillua procedura e lëvizjes paralele për pozicionin e punës specialist në Drejtorinë e Menaxhimit të Buxhetit.

Komisioni i Brendshëm i Lëvizjes Paralele, në përfundim të procedurës së intervistës së strukturuar me gojë shpalli fitues;

zj. Anila KOTA

 

Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rruga “Ibrahim Rugova”, Nr. 4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.kqz.gov.al.