Komisioni i Prokurimit Publik, Shpallje fituesi

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 1 dhe 2, kreut II të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të vlerësimit të kandidatit, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme të lëvizjes paralele dhe të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  •  “Inspektor” në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: III-1

Kandidati fitues është Znj. Behare Hasrama.

 

Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 1 dhe 2, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme dhe të veçanta për pranim nga jashtë, të shpallura në shpalljen për konkurrim dhe pas afatit të ankimimit, njofton se për pozicionin:

  • 1. “Specialist Buxheti” pranë Sektorit të Financës, Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: IV-1

Nuk ka kandidatë të kualifikuar.

 

  • “Specialist Jurist” pranë Sektorit të Monitorimit të Zbatimit të Vendimeve dhe Shërbimit Ligjor, në Drejtorinë e Monitorimit, Shërbimeve Mbështetëse dhe Financës në Komisionin e Prokurimit Publik – Kategoria e pagës: IV-1

Kandidatët e kualifikuar janë:

Znj. Arlinda Muçaj

 Znj. Rozarta Pura