KOMISIONERI PËR MBROJTJEN NGA DISKRIMINIMI, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreut IV “ Pranimi në Shërbimin civil”, dhe Kreut II të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë Ekzekutive”, i ndryshuar Kreut II, po ju dërgojmë për publikim në portalin “Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive” emrat e kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin me procedurën “pranim në shërbimin civil”, për konkursin “Specialist i Marrëdhënieve me Jashtë” në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë.

Njësia Përgjegjëse në Institucionin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurim, njofton se për pozicionin:

  • 1. Specialist i Marrëdhënieve me Jashtë – në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë – kategoria e pagës IV-1.

Kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është:

1. Sara Bodo

A. Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 26.04.2024, ora 10:00, në ambientet e punës së Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, “Rruga Durrësit” Nr. 27, Tiranë.

B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 26.04.2024, ora 13:00, në të njëjtin ambient të këtij institucioni.