Njësia Përgjegjëse, pranë Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V – “Lëvizja paralele dhe Ngritja në detyrë”, nenit 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjan paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive ”, i ndryshuar, njofton se në përfundim të afatit për pranimin e dokumentave dhe verifikimin paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për pozicionin e shpallur, deri në datën 11.08.2023 është paraqitur një kandidaturë për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.
Kandidati/kandidatët i/e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është/janë –
– Iva Balza
A. Testimi me shkrimi do të zhvillohet në datën 21.08.2023, ora 11:00, në ambientet e punës së Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, “Rruga Durrësit” Nr. 27, Tiranë.
B. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 21.08.2023, ora 13:00, në të njëjtin ambient të këtij institucioni.