KOMISIONERËT PUBLIKË – VENDE TE LIRA PUNE

Në zbatim të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të Kuvendit nr. 102/2018, Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin e Kuvendit nr. 94/2017, “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit të Komisionerëve Publikë”, Institucioni i Komisionerëve Publikë shpall vendin vakant për pozicionin e mëposhtëm:

  • Shpall 1 (një) vend vakant për pozicionin “Specialist Finacë/Buxheti”, në Drejtorinë Ekonomike dhe të Shërbimeve Mbështetëse, me kontratë të përkohshme për një periudhë 5 (pesë) mujore, duke filluar nga data 1 mars 2020.

 

KUSHTET E POSAÇME

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

  1. Të kenë mbaruar Shkenca Ekonomike, niveli minimal i diplomës Bachelor;
  2. Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion;
  3. Të kenë njohuri në programet financiare, si: Alpha/Financa 5 etj.;
  4. Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

 

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

Kandidatët duhet të sigurohen se plotësojnë kriteret për t’u pajisur me Certifikatë Sigurie, sipas Vendimit të Këshillit Ministrave nr. 188, datë 4.3.2015.

Të gjithë aplikimet duhet të dorëzohen deri më 21 shkurt 2020, në një nga format e përcaktuara më poshtë:

Paraqitjes së kërkesës dorazi nga aplikanti, deri në datën 21 shkurt 2020, së bashku me dokumentet përkatëse, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën:

  • Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 8, Tiranë, nga e hëna në të enjte, ora: 09:00-16:00 dhe të premten, ora 09:00-14:00.
  • Dërgimin e kërkesës së bashku me dokumentet përkatëse, me anë të postës, pranë Institucionit të Komisionerëve Publikë, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 8, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda datës 21 shkurt 2020 dhe të vërtetohet me fletëmandatin e lëshuar nga zyra postare.

 

Në kërkesën që paraqet kandidati, përcakton vendin vakant për të cilin është i interesuar. Bashkëlidhur me kërkesën, kandidati dorëzon të mbyllura në zarf 1 kopje të dokumenteve të mëposhtme:

 

  1. Jetëshkrim profesional në gjuhën shqipe, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike zyrtare dhe adresën postare;
  2. Kopje të dokumentave (diplomë, letërnjoftim (ID), librezë pune). Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njësimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
  1. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  1. Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  2. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.

Kandidatët që plotësojnë kriteret formale dhe kanë depozituar dokumente të fotokopjuara, përpara intervistës, i parashtrojnë Komitetit ad-hoc dokumentet e njësuara ose ato origjinale.