Në zbatim të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar), si dhe të Kreut II, të Vendimit nr.243, datë 18/03/2015 (i ndryshuar), të Këshillit të Ministrave, Drejtoria Juridike dhe Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Tiranë në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbim civil dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:
- Specialist për arkivën Kavajë, në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Tiranë kategoria IV-b
Nuk ka kandidatë për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.