Keshilli i Qarkut Vlorë VERIFIKIM PARAPRAK
Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, VKM – së Nr. 118, datë 05.03.2014 “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND – së” i ndryshuar si dhe shpalljes Nr. 649 Prot, datë 15.05.2020 për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e lartë drejtuese për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, Njësia e Burimeve Njerëzore në institucionin e Këshillit të Qarkut Vlorë pas përfundimit të verifikimit paraprak për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranim nga jashtë shërbimit civil, Ju bën me dije se:
- Për pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”, kandidati i kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit është z. Klaud GJIPALI.
Vlerësimi me shkrim do të zhvillohet më datë 22.07.2020, ora 10:00, kurse intervista e strukturuar me gojë do të kryhet më datë 24.07.2020, ora 10:00 nën masa të rrepta mbrojtëse.