Në bazë të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Ligjit Nr.10257, datë 25.03.2010 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.8752, datë 26.03.2001 “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës”, VKM – së Nr.242, datë 18.03.2015 i ndryshuar me VKM Nr.748, datë 19.12.2018 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” si dhe shpalljes Nr.2555 Prot, datë 19.11.2019 për lëvizjen paralele, ngritjen në detyrë dhe pranimin nga jashtë shërbimit civil për pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Këshilli i Qarkut Vlorë, institucioni i Këshillit të Qarkut Vlorë Ju bën me dije se:
- Në përfundim të procedurave të konkurimit për plotësimin e vendit të lirë në pozicionin “Drejtor” në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Këshilli i Qarkut Vlorë, me procedurën e ngritjen në detyrë, sipas parashikimeve të nenit 26 të Ligjit Nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Komiteti i Pranimit të Ngritjes në Detyrë shpall fitues për këtë pozicion:
z. Klodian Troci me pikë në total 77.2 pikë nga 100 pikë maksimalja.