Institucioni i Këshillit të Qarkut Korçë, në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, ka përfunduar procedurën e ngritjes në detyrë në shërbimin civil, për pozicionin e shpallur për konkurim, “Drejtor në Drejtorinë e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës Korçë”,
Lloji i diplomës: Të nivelit “Master Shkencor” në shkencat Agronomi, Gjeografi, Gjeodezi, Ekonomik dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.
- Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të ngritjes në detyrë dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin e mësipërm nuk ka kandidatura të përzgjedhura.
Për sa më sipër njoftojmë mbylljen e procedurës për ngritjen në detyrë.