Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, të VKM, nr. 243, datë 18.03.2015 për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive, i ndryshuar;
Njësia e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore në Institucionin e Këshillit të Qarkut Korçë në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në procedurën për konkurim, njofton se kandidati i kualifikuar për të vazhduar në fazën e testimit, është:
– Niko Janaqi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në ambientet e Institucionit të Këshillit të Qarkut Korçë në datë 02.05.2024, ora 11:00. Kandidati duhet të grumbullojë në vlerësimin me shkrim më shumë se gjysmën e pikëve për të kaluar në intervistën e strukturuar me gojë.