KËSHILLI I QARKUT KORÇË
(DREJTORIA E MENAXHIMIT TE BURIMEVE NJEREZORE)
………………………………………………..……………………………………………
Adresa : “Bulevardi Republika”, Tel & Fax ++355(0) 82242009 www.korcaregion.com
Shpallje për lëvizje paralele në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese
Drejtor i Financës
Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”i ndryshuar , si dhe të Kreut II, dhe III të VKM nr. 242, datë 18/03/2015”, “Per plotesimin e vendeve te lira ne kategorine e ulet dhe te mesme drejtuese” i ndryshuar, Njësia e Burimeve Njerëzore në Këshillin e Qarkut Korçë shpall procedurën e lëvizjes paralele per pozicionin :
- Drejtor i Financës – kategoria e pages II-b;
Pozicioni më sipër u ofrohet nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!
Afati i fundit për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE është data 24.06.2019
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin:
- Drejtori i Financës përpilon dokumentacionin e nevojshëm për hartimin e Programit Buxhetor Afatmesëm dhe të Buxhetit vjetor, organizon, mbikqyr dhe kontrollon zbatimin e buxhetit të Këshillit të
- Ndjek respektimin e rregullave, proçedurave dhe afateve ligjore lidhur me buxhetin e shtetit dhe buxhetin vendor nga punonjësit e Këshillit te Qarkut të detyruar ligjërisht për këtë qëllim.
- Ndjek problemet e buxhetit duke u bazuar në ligjin për financat e vetëqeverisjes vendore, ligjin për buxhetin si dhe udhëzimet e Ministrisë së Financave të hartuar për këtë qëllim.
- Përpunon dhe rregjistron të gjithë dokumentacionin financiar kontrollin e magazinës dhe levizjeve të vlerave monetare dhe materiale në përputhje me dokumentacionin përkatës dhe me legjislacionin në
- Bën vlerësimin e punës së punonjësve të drejtorisë.
- Merr pjesë në studimet që kryhen për përmirësimin e sistemit fiskal dhe vendosjen e taksave të përkohshme.
- Merr pjesë në hartimin dhe shqyrtimin e programeve për zhvillimin ekonomiko- shoqëror të Qarkut duke vlerësuar aspektet financiare të këtyre programeve.
- LEVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 | KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA |
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- a) Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- c) Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si më poshtë:
- d) Të zotërojë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në shkenca ekonomike dhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë (për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehësimi nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë);
Tjetër:
- Të ketë njohuri mbi programet bazë të punës në kompjuter.
- Te kete eksperienece pune në pozicion mbi 5 (pesë ) vjet pune .
- Të ketë aftësi të mira komunikuese, koordinuese dhe të punës në grup.
1.2 | DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT |
Kandidatët duhet të dorëzojne pranë zyrës së Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve të Këshillit të Qarkut Korçë brenda datës 24.06.2019 dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrimi i plotësuar në përputhje me dokumentin tip http://dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrim-standard
b- Fotokopje të noterizuar të diplomës (përfshirë edhe diplomën Master)
c- Fotokopje të noterizuar të librezës së punës
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID)
e- Vërtetim të gjendjes shëndetesore
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt
h- Fotokopje të aktit të deklarimit të statusit
i- Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi
j- Çdo dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim
1.3 | REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK |
Në datën 26-06-2019, Zyra e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Zyra e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve për shkaqet e moskualifikimit (nëpermjet adreses së e-mail).
1.4 | FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA |
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuri mbi Kushtetutën
b- Njohuri mbi Kodin e Procedurave Administrative,i ndryshuar
c- Njohuri mbi Ligjin “Për vetëqeverisjen Vendore” (Ligji 139/2015)
d- Njohuri mbi Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar
e- Ligjin Nr. 9367, datë 07.04.2005 “ Për parandalimin e konfliktit të interesit”
f- Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Rregullat e etikës në administratën publike”
g- Ligjin nr. 8503, datë 30.06.1999 “Për të drejtën e informimit për dokumentet zyrtare”;
h- Ligjin për buxhetin
i- Ligje te tjera ne fushen perkatese.
1.5 | MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE |
40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. ( 20 pikë- eksperienca; 10 pikë- trajnimet; 10 pikë- në fushën përkatëse;)
60 pikë nga intervista e strukturuar me gojë:
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm.
1.6 | DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT |
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të Këshillit të Qarkut Korçë. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike.