Në zbatim të neneve 21, 22 dhe 25 të ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II dhe VII të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18/03/2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar”, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, shpall procedurën për lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive për pozicionin;
- 1 (një) Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve në Drejtorinë Ekonomike dhe Burimeve Njerëzore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – Kategoria: IV-1.
- 1 (një) Specialist i IT-së (Teknologjisë së Informacionit), në Sektorin e TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – Kategoria: IV-1
PER ME TEPER KLIKONI NE LINKUN BASHKENGJITUR: Njoftim per Shpallje