KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të Kreut VII, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të procedurës së konkurrimit për lëvizjen paralele për kategorinë ekzekutive, ju njofton se për pozicionin:

  •  Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe i Trajnimeve, Drejtoria Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1.

Nuk ka kandidatë fitues.