Në zbatim të nenit 22, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranim, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të procedurës së konkurrimit për lëvizjen paralele dhe pranim në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, ju njofton se për pozicionin:
Ø Specialist IT, në Sektorin e TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1.
Lista e kandidatëve të cilët kanë grumbulluar mbi 70 pikë është si më poshtë:
• Klejdi Muça
Në zbatim të nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18.03.2015, “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të ulët dhe të mesme drejtuese, ju njofton se, për pozicionin:
· Shef Sektori në Sektorin e TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës, në Drejtorinë e Shërbimeve të Përgjithshme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës III-1;
Lista përfundimtare e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është si më poshtë vijon:
1. Zoti Renato Demiraj
2. Zonja Vilma Xheladini
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 27.12.2023, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 28.12.2023 ora 14:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.
Në zbatim të nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të Kreut II dhe III, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 242, datë 18.03.2015, “ Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, të ndryshuar, Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit të ulët dhe të mesme drejtuese, ju njofton se, për pozicionin:
· Këshilltar Ligjor, në Njësinë e Mbështetjes së Komisioneve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës II-1;
Lista përfundimtare e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është si më poshtë vijon:
– Oltijon Musaj
– Xhensjana Vathi
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 27.12.2023, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 28.12.2023 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.