KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 22, të ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe në pikat 2, 3 dhe 4, të Kreut IV, të Vendimit Nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranim, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe i trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të dokumentacionit të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve për pranim në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit ekzekutiv, ju njofton se, për pozicionin;

  •  Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe i Trajnimeve, Drejtoria Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1

Janë kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit kandidatët si më poshtë;

· Zonja Entela Lleshi

· Zonja Erjola Përlesi

· Zoti Eugen Joca

· Zonja Iden Nimet Rustemaj

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 23.05.2024, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 27.05.2024 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë. Vetëm nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30) pikë nga vlerësimi me shkrim, ai kualifikohet për të kaluar në procesin e vlerësimit të jetëshkrimit dhe intervisten e strukturuar me goje

 

  •  Specialist IT në Sektorin e TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1

Nuk ka kandidate të kualifikuar.