KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në zbatim të nenit 25, të ligjit Nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe në pikat 7, 8 dhe 9, të Kreut VII, të Vendimit Nr.243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranim, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe i trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të procedurës për lëvizje paralele, në kategorinë e nivelit ekzekutiv, ju njofton se, për pozicionin;

  • Specialist i Burimeve Njerëzore, në Sektorin e Burimeve Njerëzore dhe i Trajnimeve, Drejtoria Ekonomike dhe e Burimeve Njerëzore, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1

Janë kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit kandidatët si më poshtë;

1. Evanthi Suli

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 02.05.2024 ora 11:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.

 

  • Specialist IT, në Sektorin e TIK, Digjitalizimit dhe Statistikës, Drejtoria e Shërbimeve të Përgjithshme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kategoria e pagës IV-1

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit.