Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, në pikat 2,3 dhe 4, të Kreut IV, të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar” Njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore dhe e trajnimeve, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në përfundim të verifikimit përfundimtar të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të pranimit në shërbimin civil dhe kërkesave të veçanta të shpallura në shpalljen për konkurrim, për procedurën në kategorinë e nivelit ekzekutive, ju njofton se, për pozicionin:
Ø • Specialist i Dokumentimit të Seancave, në Sektorin e Dokumentimit të Seancave në Drejtorinë e Njësisë së Mbështetjes së Komisioneve, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Kategoria e pagës: IV-1.
Lista përfundimtare e kandidatëve të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurimit është si më poshtë vijon:
1. Zonja Jonida Horeshka
2. Zonja Nikoleta Taragjini
3. Zonja Olta Rozgari
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datë 04.01.2024, ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë 05.01.2024 ora 10:00, në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Adresa: Rruga “Ana Komnena”, Godina “Poli i Drejtësisë”, Tiranë.