SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE, Ngritje në Detyrë dhe PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Lloji i diplomës “Shkenca Ekonomike/Juridike/Shoqërore”, niveli minimal i diplomës “Master Shkencor”
Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë i Prokurorisë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për pozicionin/et:
Përgjegjës Sektori në Shërbimeve Administrative, në Drejtorinë e Shërbimeve të Mirëmbajtjes, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve Mbështetëse në Këshillin e Lartë të Prokurorisë – kategoria: III-a
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.
PËR TË TRE PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, Ngritje në detyrë DHE Pranim NË SHËRBIMIN CIVIL) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!
30/8/2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
LËVIZJE PARALELE
4/9/2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
Ngritje në Detyrë
4/9/2019
Afati për dorëzimin e dokumentave për:
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:
- Të garantojë zbatimin e Rregullores gjatë hartimit të dokumenteve për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së KLP në seancë dhe në komisione.
- Të kryejë veprimet proceduriale dhe teknike për përgatitjen e seancës dhe siguron mbështetje për Kryetarin dhe anëtarët e për mbarëvajtjen Rregullores së KLP të procedurave në seancë.
- Të administrojë të gjithë dokumentacionin që lidhet me procesin, si dhe të dhëna për veprimtarinë e seancave dhe të përditësojë çdo ndryshim të mundshëm në përfundim të procesit të shqyrtimit e miratimit i depoziton në Arkivën e KLP.
- Të sigurojë që pajisjet e TI të jenë në funksion të vazhdueshën për funksionim normal të seancave të mbledhjes së KLP.
- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
- KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (niveli i ulët drejtues);
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike/Shoqërore/Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në profesion.
c- Të zotërojë certificatë të sigurisë të informacionit të klasifikuar
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në formatin Europass
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 31/8/2019, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore do të shpallë në faqen zyrtare të internetit te KLP dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
- i) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- ii) Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
b- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
d- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit te KLP dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”
- NGRITJA NË DETYRË
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke filluar nga data 5/9/2019
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike/ Juridike/Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 3 vit përvojë pune në profesion.
c- Të zotërojë certificatë të sigurisë të informacionit të klasifikuar
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në formatin Europass:
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit duhet të bëhet brenda datës: 4/9/2019
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 5/9/2019, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
- i) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- ii) Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
b- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
d- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Keshilli I Lartë I Prokurorisë do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
- PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së ngritjes në detyrë, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke filluar nga data 10/9/2019
3.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike/ Juridike/ Shoqërore. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 3 vit përvojë pune në profesion.
C – Të zotërojë certificatë të sigurisë të informacionit të klasifikuar
3.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në formatin Europass:
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për procedurën e pranimit duhet të bëhet brenda datës: 4/9/2019
3.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 10/9/2019 , Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
3.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi legjislacionin e ri të Reformës në Drejtësi.
- i) Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- ii) Ligji 115/2016 “Për qeverisjen e organeve në sistemin e drejtësisë.”.
b- Njohuritë mbi ligjin nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil” (i ndryshuar) dhe aktet nën ligjore;
d- Ligji nr.9131 datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike.”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
3.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
3.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT