Këshilli i Lartë Gjyqësor – Vende të lira pune

 

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR

 

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

 

 

  1. 1 (një) pozicion – Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për Administratën, kategoria e pagës III-b.
  2. 1 (një) pozicion – Specialist në Sektorin e Statistikave & Arkivës, kategoria e pagës III-b.

 

 

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

 

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

LËVIZJE PARALELE:                                             16 shtator 2019

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

 

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:                         23 shtator 2019

 

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionet si më sipër është:

 

 

  1. Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për Administratën
  2. Ndjek plotësimin e pozicioneve të lira në institucion për pranimin e nëpunësve civil, lëvizjen paralele, ngritje në detyrë, kualifikimin dhe largimin nga puna.
  3. Ndjek procedurën e rekrutimeve në shërbimin civil gjyqësor në gjykata. Publikon shpalljen e konkurrimit të hapur për vendet e lira në shërbimin civil gjyqësor, si dhe fillimin e procedurave për ngritjen në detyrë dhe lëvizjen paralele.
  4. Menaxhon listën e kandidatëve fitues për pozicionet në shërbimin civil gjyqësor.
  5. Regjistron nëpunësit civil gjyqësor në listë deri në sistemimin në një pozicion të përshtatshëm në rastet kur nëpunësi civil gjyqësor kërkon transferimin në një institucion tjetër të shërbimit civil gjyqësor për shkaqe shëndetësore ose të konfliktit të interesit.

 

 

  1. Specialist në Sektorin e Statistikave & Arkivës
  2. Harton statistikat gjyqësore, mbledh, analizon dhe përpunon informacionet, përgatit materiale dhe bën propozimet e nevojshme.
  3. Harton statistikat për INSTAT-in, për treguesit e punës, të investimeve dhe të pagave.
  4. Studion marrjen, organizimin, analizimin dhe interpretimin e statistikave të sistemit gjyqësor, duke mbledhur të dhëna numërore për to, të cilat grupohen e përpunohen me metoda të veçanta.
  5. Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejt sipas hierarkisë.
  6. Raporton për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore.

 

 

  1. LËVIZJA PARALELE

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

 

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

 

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  1. Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për Administratën

 

  1. Të zotërojnë diplomë Master Shkencor/Profesional.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se një vit.

 

  1. Specialist në Sektorin e Statistikave & Arkivës

 

  1. Të zotërojnë diplomë Master Shkencor/Profesional në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se një vit.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore dokumentet si më poshtë:

 

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

 

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në institucion, brenda datës 16.9.2019 në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Bulevardi “Zog I” tel.: +355 42259845, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 18 shtator 2019, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

 

  1. Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për Administratën

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM në zbatim të tij;
  4. Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”;
  5. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2033 “Për rregullat etike në administratën publike”;
  6. Kodin e Procedurave Administrative.

 

  1. Specialist në Sektorin e Statistikave & Arkivës

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligjin nr. 7687, datë 16.3.1993 “Për statistikën”;
  4. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2033 “Për rregullat etike në administratën publike”;
  5. Kodin e Procedurave Administrative.

 

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

 

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

 

  1. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

 

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e KLGJ, duke filluar nga data 03.10.2019.

 

II.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

 

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

 

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

 

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

 

  • Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për Administratën

 

  1. Të zotërojnë diplomë Master Shkencor/Profesional.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se një vit.

 

  1. Specialist në Sektorin e Statistikave & Arkivës

 

  1. Të zotërojnë diplomë Master Shkencor/Profesional në Shkenca Ekonomike. Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në të njëjtën fushë.
  2. Të ketë përvojë pune jo më pak se një vit.

 

II.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

 

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

 

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

h – Vërtetim nga gjykata

i – Vërtetim nga prokuroria

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërdrejt në institucion, brenda datës 23.9.2019 në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Bulevardi “Zog I” tel.: +355 42259845, www.klgj.al ,email;kontakt@klgj.al Tiranë. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

 

II.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

 

Në datën 03.10.2019, KLGJ do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga KLGJ individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

II.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

 

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

 

  1. Specialist në Sektorin e Burimeve Njerëzore & Trajnimeve për Administratën

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM në zbatim të tij;
  4. Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës të Shqipërisë”;
  5. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2033 “Për rregullat etike në administratën publike”;
  6. Kodin e Procedurave Administrative.

 

  1. Specialist në Sektorin e Statistikave & Arkivës

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligjin nr. 7687, datë 16.3.1993 “Për statistikën”;
  4. Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2033 “Për rregullat etike në administratën publike”;
  5. Kodin e Procedurave Administrative.

 

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

II.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

 

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëria e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, KLGJ do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mailit, për rezultatet.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e KLGJ, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:

 

  • Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak.
  • Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.

 

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al duke filluar nga data 03 tetor 2019.