Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 21, në përfundim të konkurrimit sipas procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin Specialist, Sektori i Përgatitjes Dokumentacionit dhe Përfaqësimit në Gjykatë, (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;
Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidatë të përzgjedhur fitues dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrim nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbim civil
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 32 dhe VKM nr. 118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, kreu VIII, pika 13 dhe Udhëzimit nr. 6, datë 19.09.2014 “Për procesin e rekrutimit dhe të emërimit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, anëtarë të TND”, të DAP, i ndryshuar, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës për pranim me konkurim, në kategorinë e lartë drejtuese, për 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë (Nëpunës Civil, Kategoria e Lartë Drejtuese, I-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:
1. Blerta Ngucaj 76.40 pikë,
Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 32 dhe VKM nr. 118, datë 05.03.2014, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrëdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe anëtarëve të TND-së”, i ndryshuar, kreu VIII, pika 13 dhe Udhëzimit nr. 6, datë 19.09.2014 “Për procesin e rekrutimit dhe të emërimit të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues, anëtarë të TND”, të DAP, i ndryshuar, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës për pranim me konkurim, në kategorinë e lartë drejtuese, për 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Departamenti, në Departamentin e Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Administrative (Nëpunës Civil, Kategoria e Lartë Drejtuese, I-b), në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën fituese si më poshtë:
1. Etrita Petriti 81.20 pikë,