Instituti Statistikave, Vende te lira pune

Instituti Statistikave, në kuadër të kryerjes së Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 do të rekrutojë punonjës me kontratë shërbimi, në të gjithë territorin e Republikës
së Shqipërisë për pozicionin:

KONTROLLOR
Shpërndarja e pozicioneve sipas bashkive, kliko këtu:

•    Afati aplikimit: 15.07.2023
•    Periudha e trajnimit: 21.08.2023- 25.08.2023
•    Periudha e terrenit: 04.09.2023 – 03.11.2023
•    Pagesa (bruto): 430 euro / muaj

Detyrat:
•    Kontrollori është i detyruar të ndjekë me përgjegjësi trajnimet që do të organizohen nga stafi i INSTAT, si dhe të studiojë manualet përkatëse;
•    Asiston anketuesit e caktuar që të njihen me zonën e tyre të Censit (ZC);
•    Planifikon me anketuesit ngarkesën e punës në ZC respektive dhe rendin e vizitës së ndërtesave dhe banesave në këto ZC;
•    Organizon takime periodike me anketuesit;
•    Verifikon në terren të gjitha banesat boshe ose familjet e pa kontaktuara nga anketuesi;
•    Kontrollon në mënyrë rastësore familjet e numëruara nga anketuesi;
•    Monitoron dhe mbikëqyr procesin e numërimit nëpërmjet Sistemit të Monitorimit të kontrollorit (Dashboard);
•    Është i gatshëm të ndihmojë anketuesit për çdo problem që mund të hasin në terren;
•    Kryen dorëzimin e të gjithë bazës materiale tek anketuesi dhe nënshkruan procesverbalin përkatës.

Kriteret e përzgjedhjes:
•    Të jetë shtetas shqiptar;
•    Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
•    Të ketë aftësi të mira në përdorimin e pajisjeve elektronike, në mënyrë të veçantë tabletëve;
•    Të jetë i aftë të lëvizë në distanca të largëta;
•    Të jetë banues i njësisë administrative ku do të angazhohet në Cens;
•    Personat me eksperiencë të mëparshme në vrojtime përbëjnë avantazh;
•    Të zotërojë aftësi të mira komunikuese.

Instituti Statistikave, në kuadër të kryerjes së Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 do të rekrutojë punonjës me kontratë shërbimi, në të gjithë territorin e Republikës
së Shqipërisë për pozicionin:

MBIKËQYRËS 
Shpërndarja e pozicioneve sipas bashkive, kliko këtu

•    Afati aplikimit: 30.06.2023
•    Periudha e kontraktimit: 31.07.2023- 30.11.2023
•    Pagesa (bruto): 540 euro / muaj

Detyrat:
•    Mbikëqyrësi është i detyruar të ndjekë me përgjegjësi trajnimet që do të organizohen nga stafi i INSTAT, si dhe të studiojë manualet përkatëse;
•    Merr në dorëzim bazën materiale për kontrollorët dhe anketuesit, dhe nënshkruan procesverbalin përkatës;
•    Mbikëqyrësi është i detyruar të kryejë me përgjegjësi trajnimin e anketuesve. Mbikëqyr dhe koordinon punën e kontrollorëve dhe anketuesve të caktuar në mënyrë që
detyrat e kërkuara të mbledhjes së të dhënave të Censit të kryhen me saktësi dhe brenda afateve të kërkuara;
•    Mban kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e INSTAT, punonjësit IT, punonjësit GIS dhe punonjësit e logjistikës për evidentimin dhe zgjidhjen
e problematikave në terren;
•    Kujdeset për mirëfunksionimin e ambientit të punës në bashki;
•    Grumbullon bazën materiale në përfundim të procesit të numërimit.

Kriteret e përzgjedhjes:

•    Të jetë shtetas shqiptar;
•    Të ketë përfunduar arsimin e mesëm;
•    Të ketë aftësi të mira në përdorimin e pajisjeve elektronike, në mënyrë të veçantë laptop dhe tabletë;
•    Të jetë i aftë të lëvizë në distanca të largëta;
•    Të jetë banues i bashkisë ku do të angazhohet në Cens;
•    Personat me eksperiencë të mëparshme në vrojtime përbëjnë avantazh;
•    Të zotërojë aftësi të mira komunikuese.

Instituti Statistikave, në kuadër të kryerjes së Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023 do të rekrutojë punonjës me kontratë shërbimi, në të gjithë territorin e Republikës
së Shqipërisë për pozicionin:

ANKETUES 
Shpërndarja e pozicioneve sipas bashkive, kliko këtu:

•    Afati aplikimit: 31.07.2023
•    Periudha e kontraktimit: 04.09.2023- 03.11.2023
•    Pagesa: Pagesa do të kryhet bazuar në VKM nr. 242, datë 20.04.2023 “Për disa ndryshime në VKM nr. 234, datë 20.04.2022 “Për pagat e punonjësve mbështetës dhe
punonjësve të tjerë të specialiteteve të ndryshme në disa institucione të administratës publike”. Anketues-Klasa IV, lidhja I.

Detyrat:
•    Anketuesi është i detyruar të ndjekë me përgjegjësi trajnimin që do të organizohet nga stafi i INSTAT, si dhe të studiojë manualin e anketuesit përpara se të dalë në
terren;
•    Planifikon, së bashku me kontrollorin, ngarkesën e punës dhe rendin e vizitave tek ndërtesat dhe banesat;
•    Detyra kryesore e anketuesit në Cens është numërimi me cilësi të të gjithë banesave dhe popullsisë banuese brenda Zonës së tyre të Censit, dhe përfundimin
e numërimit brenda afateve të caktuara;
•    Transmeton pyetësorët e plotësuar çdo ditë në bazën e të dhënave të INSTAT;
•    Raporton te kontrollori të gjitha rastet kur një person refuzon të intervistohet ose pengon plotësimin e pyetësorit;
•    Raporton ndërtesat e reja në Zonën e Censit.

Kriteret e përzgjedhjes:
•    Të jetë shtetas shqiptar;
•    Të jetë të paktën 18 vjeç;
•    Të ketë aftësi të mira në përdorimin e pajisjeve elektronike, në mënyrë të veçantë tabletëve;
•    Të jetë i aftë të lëvizë në distanca të largëta;
•    Të jetë banues i njësisë administrative ku do të angazhohet në Cens;
•    Të zotërojë aftësi të mira komunikuese;
•    Personat me eksperiencë të mëparshme në vrojtime përbëjnë avantazh.

Aplikimet do te behen online ne linkun: REKRUTIME CENS | Instat.