INSTITUTI I STATISTIKAVE, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Instituti i Statistikave në zbatim të nenit 22 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si
dhe të pikës 4, të Kreut IV, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, pas
përfundimit të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kërkesave të përgjithshme
dhe të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Specialist Arkivist – Sektori i Shërbimeve, Drejtoria e Burimeve Njerëzore, Financës dhe
    Shërbimeve Mbështetëse – Klasa e pagës IV-2.

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
1. Eglantina Qemali
2. Ermira Lofca
3. Migena Alushani
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.05.2024, ora 11:00 në ambjentet e Institutit të
Statistikave, Tiranë.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 27.05.2024, ora 14:00 në ambjentet e
Institutit të Statistikave, Tiranë

  • Specialist – Sektori i Cilësisë dhe Matadatave, Drejtoria e Teknologjisë së Informacionit, Drejtoria
    e Përgjithshme e Teknologjisë së Informacionit dhe Mbledhjes së të Dhënave – Klasa e pagës IV1.

Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit janë:
1. Gerald Muraku
2. Riana Totojani
3. Xhorxhina Gjergji
Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 23.05.2024, ora 14:00 në ambjentet e Institutit të
Statistikave, Tiranë. Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 27.05.2024, ora 14:30 në ambjentet e Institutit të Statistikave, Tiranë

  • Specialist – Sektori i Zhvillimit të Programeve Kompiuterike, Drejtoria e Teknologjisë së
    Informacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Teknologjisë së Informacionit dhe Mbledhjes së të
    Dhënave – Klasa e pagës IV-1.
  • Nuk ka kandidat/kandidatë i/të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.