Në mbështetje dhe zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe të pikave 9 dhe 11, kreu VII të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:
“Specialist Redaktor” në Sektorin e Shërbimeve Ceremoniale, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, kategoria e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Nuk ka kandidat të kualifikuar për procedurën e lëvizjes paralele.