Në mbështetje dhe zbatim të pikës 5, neni 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 22, kreu IV të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, njofton përfundimin e konkurrimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- “Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Kandidati fitues shpallet: Zoti Jurgen Hoxha, me 88 pikë.
- “Specialist” në Sektorin e Prokurimeve, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore, Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2.
Kandidate fitues shpallet: Znj. Françeska Liçaj, me 84 pikë
- “Specialist” në Sektorin e Komunikimit Digjital, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Kandidati fitues shpallet: Zoti Taulant Haxhiasi, me 86 pikë.