INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHPALLJE FITUESI

Në mbështetje dhe zbatim të pikës 5, neni 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikës 22, kreu IV të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në vijim të fazës së dytë të vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, njofton përfundimin e konkurrimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

“Specialist për Shtetësitë dhe Faljet” në Sektorin e Shtetësive dhe Faljeve, Drejtoria e Shtetësive, Faljeve, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit, Drejtoria e Përgjithshme Juridike, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

 

Kandidatja fituese shpallet:

– Zonja Adelina Zela, me 92 pikë.