Në mbështetje dhe zbatim të neneve 21 dhe 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të kreut IV të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve dhe procedurave përkatëse të ankimit, njësia përgjegjëse njofton përfundimin e konkurrimit për procedurën e pranimit në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
“Specialist Redaktor” në Sektorin e Shërbimeve Ceremoniale, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, kategoria e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Kandidatja fituese shpallet:
– Zonja Bledjana Zani, me 93 pikë.