Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 për “Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 39 dhe 43 të kreut III të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse njofton përfundimin e konkurrimit për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin:
“Përgjegjës Sektori në Sektorin e Shtetësive dhe Faljeve”, Drejtoria e Shtetësive, Faljeve, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit, në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike,
Kandidate fituese shpallet:
– Zonja Ekleva Sopaj, me 92 pikë
Në zbatim të nenit 26 të ligjit nr. 152/2013 për “Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 39 të kreut III të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, në përfundim të fazës së vlerësimit të kandidatëve, njësia përgjegjëse njofton përfundimin e konkurrimit për procedurën e ngritjes në detyrë në kategorinë e ulët drejtuese, për pozicionin:
“Përgjegjës Sektori në Sektorin e Çështjeve Ligjore”, Drejtoria e Shërbimeve Juridike, në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike,
Kandidate fituese shpallet:
– Zonja Esmeralda Velaj, me 98 pikë.