INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SHPALLJE FITUESI

Në mbështetje të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive ”, të ndryshuar, njësia përgjegjëse pas verifikimit paraprak, njofton se kualifikohet për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit:

Znj. Nertila Gjika.

Testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datë  28.02.2023, ora 10:00, në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës.

Në zbatim të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, Kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 242, datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”,të ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton:

Mbylljen e procedurës për lëvizjen paralele , për 1 (një) vend të lirë pune, për pozicionin, “Përgjegjës i Sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë dhe Diasporën ”, në Institucionin e Presidentit të Republikës, kategoria e pagës III-A , pa kandidat fitues.

 

 

 

Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Institucionit të Presidentit të Republikës.