INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS – SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të nenit 26, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13 të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Institucioni i Presidentit të Republikës, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, njofton se për pozicionin:

  1. Përgjegjës i Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Përpunimit të Informacionit, në Drejtorisë Juridike, Sigurisë dhe Burimeve Njerëzore, në Institucionin e Presidentit të Republikës, – kategoria e pagës III-a:

Nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

  1. Specialist për Bibliotekën, pranë Sektorit të Dekorimeve dhe Bibliotekën, në Drejtorinë e Shtetësive, Faljeve dhe Dekorimeve, në Institucionin e Presidentit të Republikës – kategoria e pagës III-b.

Nuk ka paraqitur kërkesë asnjë kandidat për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.