Në zbatim të pikës 4 dhe 6, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të pikës 22, 26 dhe 43, të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton se, në vijim të fazës së verifikimit përfundimtar të kandidatëve, kualifikohet:
Zoti Donald Karaj
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 18.9.2023, ora 12:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 18.9.2023, ora 12:30, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të pikës 4, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton se, në vijim të fazës së verifikimit përfundimtar të kandidatëve kualifikohet:
Zoti Rei Bengu
Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 18.9.2023, ora 12:30 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 18.9.2023, ora 13:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të pikës 4 dhe 6, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton se, në vijim të fazës së verifikimit përfundimtar të kandidatëve:
Mbylljen e procedurës së pranimit në shërbimin civil për vendin vakant “Specialist për Median” pa kandidat të kualifikuar.