INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PËRFUNDIMTAR

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikave 7, 9 dhe 11, kreu VII të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

  • “Specialist” në Sektorin e Shtetësive, Drejtoria e Shtetësive, Dekorimeve dhe Titujve të Nderit në Drejtorinë e Përgjithshme Juridike, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

 

Nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.