Në mbështetje të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të pikave 7 dhe 9, kreut VII i vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:
- “Specialist” i Sistemeve të Informacionit në Sektorin TIK, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, kategoria e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar në fazën e dytë të konkurrimit.