Në mbështetje të neneve 21 dhe 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, të pikave 2, 3 dhe 4, kreu IV i vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e pranimit në shërbimin civil, për pozicionin:
- “Specialist” në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë, Diasporën dhe Shërbimeve Ceremoniale, kategoria e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,
Kualifikohet në fazën e verifikimit paraprak zoti Jurgen Hoxha.