INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në mbështetje dhe zbatim të nenit 25 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, pikave 7 dhe 9, kreu VII të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.03.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e lëvizjes paralele, për pozicionin:

  • “Specialist në Sektorin e Prokurimeve”, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, Drejtoria e Përgjithshme e Burimeve Njerëzore, Menaxhimit Financiar dhe Shërbimeve, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

Nuk ka kandidat të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

 

  • Specialist në Sektorin e Komunikimit Digjital, Drejtoria e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun, klasa e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

Nuk ka kandidat të kualifikuar për procedurën e lëvizjes paralele.