INSTITUCIONI I PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, REZULTATET E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në mbështetje të neneve 21 dhe 22 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar”, të pikave 3, 4 dhe 6, kreu IV i vendimit të Këshillit të Ministrave, nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar”, njësia përgjegjëse e burimeve njerëzore pranë Institucionit të Presidentit të Republikës, në përfundim të afatit ligjor, njofton se për procedurën e pranimit në shërbimin civil, për pozicionin:

  • Specialist Transporti” në Sektorin e Mbështetjes dhe Transportit, Drejtoria e Shërbimeve Mbështetëse, kategoria e pagës IV-1, niveli i kualifikimit 1 ose 2,

Kualifikohet në fazën e dytë të konkurrimit, z. Rei Çuko.

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet më datë 18.3.2024, ora 11:00 dhe intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 18.3.2024, ora 12:00, pranë ambienteve të Institucionit të Presidentit të Republikës.