Në zbatim të pikës 4 dhe 6, të nenit 26, të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, dhe të pikës 22 dhe 43, të kreut III, të vendimit nr. 242, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton se, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, kualifikohet:
Zoti Donald Karaj
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të pikës 4, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton se, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, kualifikohet:
Zoti Rei Bengu
Në mbështetje dhe zbatim të nenit 22 të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, dhe të pikës 4, të kreut IV, të vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Institucioni i Presidentit të Republikës njofton se, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve:
Nuk ka kandidat të kualifikuar për vendin vakant “Specialist Montazhier”, për procedurën e pranimit në shërbimin civil.