INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE, SHPALLJE FITUESI

Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në zbatim të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, për një vend të lirë pune të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrmit të posaçëm në pozicionin “Specialist në Sektorin e Zhvillimit dhe Mirëmbajtjes së Infrastrukturës”, në ILDKPKI, njofton se:

 

Nga procedura “Lëvizja Paralele” për 1 (një) vend të lire pune, të kategorisë ekzekutive në grupin e pozicioneve të administrimit të posaçëm Specialist në Sektorin e Zhvillimit dhe Mirëmbajtjes së Infrastrukturës në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë dhe pozicioni i mësipërm rezulton ende vakant.

 

Procedura për lëvizje paralele mbyllet pa asnjë kandidat fitues.

 

Konkurrimi do të vazhdojë me plotësimin e vendeve të lira të punës, sipas Kreut IV-“Pranimi në shërbimin civil”, të ligjit nr.152/2013, datë 30.5.2013 “Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës, dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, “Pranimi në shërbimin civil”.

 

Për sqarime, mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, në adresën Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë, si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.ildkpki.al.