INSPEKTORATI I LARTË I DEKLARIMIT DHE KONTROLLIT TË PASURIVE DHE KONFLIKTIT TË INTERESAVE, SHPALLJE FITUESI

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja ne detyrë”, neni 26 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 242 datë 18.03.2015, “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia Përgjegjëse e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, njofton se;

 

Pas verifikimit paraprak të dokumentacionit të paraqitur brenda afateve të përcaktuara, shpall listën e kandidatëve, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta dhe që do të vazhdojnë konkurimin në procedurën “Ngritja në detyrë”, për 1(një) vend të lirë pune në kategorinë e nëpunësve civilë të mesëm drejtues, në pozicionin “Drejtor i Drejtorisë së Financës dhe Administrimit” në ILDKPKI si më poshtë;

 

1. Fabiola Drini

Konkurrimi- testimi me shkrim do të bëhet në datën 29.9.2023, në mjediset e ILDKPKI, në orën 11.00. Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70 % të pikëve) do të shpallet në datën 2.10.2023.

Për sqarime mund të kontaktoni në adresën e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.