Politikat e Privatësisë

Politikat e Privatësisë

 

MBI RUAJTJEN E PRIVATËSISË SË TË DHËNAVE PERSONALE

Ky dokument tregon se çfarë të drejtash dhe detyrimesh kanë strukturat përgjegjëse të SHKP dhe Institucionet vartëse, për ruajtjen e privatësisë së të dhënave personale, në zbatim të Ligjit Nr.9887, dt 10.3.2008, “Për Mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Ligjit Nr.7995, dt. 20.9.1995, “Për nxitjen e punësimit”.

 

SI PËRDOREN TË DHËNAT PERSONALE, NGA STRUKTURAT PËRGJEGJËSE TË SHKP?

Në veprimtarinë e përditshme dhe në zbatim të funksioneve të saj, SHKP dhe strukturat vartëse përdorin të dhëna personale kryesisht për:

  • Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit e regjistruar në sistemin informatik;
  • Vizitorët e portalit www.shkp.gov.al;
  • Qytetarët që paraqesin një ankesë apo kërkesë për informacion;
  • Kandidatët për punësim dhe punonjësit (ish punonjësit) e SHKP.

 

  • Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit e regjistruar në sistemin informatik dhe Vizitorët e portalit www.shkp.gov.al

Institucionet e SHKP ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh për Punëkërkuesit dhe Punëdhënësit. Për këtë është e domosdoshme grumbullimi, ruajtja dhe përdorimi i të dhënave personale të detajuara të subjekteve (individë apo biznese), për ndërmjetësimin në punësim të punëkërkuesve, për plotësimin e stafit të punëdhënësve me punonjës sipas kërkesave të tyre, etj.

Por subjektet që regjistrohen pranë institucioneve të SHKP, për të marrë shërbime, mund të revokojnë në çdo kohë regjistrimin e tyre dhe kjo kërkesë ofrohet lehtësisht nga specialistët e tyre.

SHKP përpunon dhe publikon statistika të tilla si; Numri i punësimeve të suksesshme, Numri i vendeve të lira të punës (si shumatore), pra jo në një formë që mund të identifikojë ndonjërin prej individëve.

Në zbatim të ligjeve, të dhënat personale u ofrohen edhe subjekteve përkatëse.

  • Qytetarët që paraqesin pranë SHKP një ankesë apo kërkesë për informacion

Kur pranë zyrave të SHKP, paraqitet një ankesë apo kërkesë për informacion nga një qytetar (apo institucion), ajo protokollohet në një regjistër të veçantë nga punonjësi përkatës i cili më parë ka nënshkruar deklaratën e konfidencialitetit dhe është i njohur me përmbajtjen e Kodit etik të institucionit.

Strukturat e SHKP përdorin dhe mbledhin të dhënat personale, vetëm për procesin e shqyrtimit të ankesës dhe për të kontrolluar nivelin e shërbimeve që ofrojmë. Ato përpilojnë dhe publikojnë statistika duke treguar informacione të tilla si; Numri i ankesave të paraqitura, por gjithnjë jo në një formë që të identifikojë ndonjërin prej tyre.

Strukturat e SHKP mbajmë të dhëna personale të përfshira në dosjet e ankesave në përputhje me ligjin dhe politikën tonë të ruajtjes së të dhënave personale. Ato mbahen në një mjedis të sigurt dhe aksesi në të është i kufizuar në bazë të parimit “Nevoja për të ditur dhe njohur“.

 

  • Aplikantët për punë dhe punonjësit (ish punonjësit) e SHKP

Strukturat përgjegjëse në SHKP, mbajnë gjithashtu në dosje me të dhëna personale për punonjësit e saj, ish-punonjësit si dhe persona që dërgojnë dokumentet e tyre, përpara se të zhvillojnë procedurat e konkurrimit për të fituar vendin e lirë të punës të shpallur pranë SHKP apo institucioneve varëse.

Të dhënat mbi personelin hidhen edhe ne regjistrin sistemit HRMIS, sistem ky i menaxhuar nga Departamenti i Administratës Publike.

 

AKSESI NË TË DHËNAT PERSONALE

Strukturat përgjegjëse në SHKP përpiqet të jenë sa më bashkëpunues për tu dhënë individëve akses në të dhënat e tyre personale.

Individët mund të njihen me të dhënat e tyre personale, duke paraqitur zyrtarisht “Kërkesë për akses tek të dhënat personale”, në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Në përgjigje të kërkesës, strukturat përgjegjëse në SHKP do të:

  • Japim një përshkrim të të dhënave personale;
  • Bëjmë me dije se përse ne i mbajmë ato;
  • Tregojnë se te cili marrës mund ti përhapim këto të dhëna;
  • Japim një kopje të informacionit në një formë të kuptueshme;
  • Informojmë nëse dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme apo vullnetare.

Kërkesa për akses tek të dhënat personale, është e nevojshme të bëhet me shkrim drejtuar institucionit të SHKP, ose të dërgohet në adresën: kontakt@shkp.gov.al.

Nëse individi që kërkon akses tek të dhënat personale parapëlqen, që përgjigja të jetë në mënyrë jo formale, Strukturat përgjegjëse në SHKP, mund të përgjigjen, për shembull duke iu dhënë informacionin specifik nëpërmjet telefonit.

 

LIDHJET ME FAQET E TJERA

Ky dokument nuk përfshin lidhjet midis kësaj faqeje dhe faqeve të tjera, prandaj ju inkurajojmë të lexoni deklaratat e privatësisë në faqet e tjera të Internetit që ju vizitoni. Strukturat e SHKP, e përditësojmë atë në mënyrë të rregullt duke vlerësuar politikën e privatësisë si ndër më të rëndësishmet në veprimtarinë e punës së saj.

 

ANKESA APO PYETJE

Strukturat e SHKP, përpiqet të përmbushin standardet më të larta gjatë mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale, prandaj ato vlerësojnë me seriozitet ankesat në lidhje me këtë temë. Ne mirëpresim gjithashtu çdo sugjerim për përmirësimin e procedurave tona.

Ky dokument u hartua me qëllim për të qenë i qartë dhe i shkurtër, duke mos dhënë detaje të plota të të gjitha aspekteve të mbledhjes dhe përdorimit të të dhënave personale nga ana e SHKP. Megjithatë, SHKP është e gatshëm t’ju japë çdo informacion shtesë apo shpjegim të nevojshëm.

 

POLITIKA E SIGURISË SË INFORMACIONIT

Strukturat dhe institucionet e varësisë së SHKP përpunojnë informacionin me qëllim kryerjen e detyrave të saj statutore duke e vlerësuar atë si një aset i çmuar.

Vazhdimësia e punës është e varur në integritetin e tyre dhe disponueshmërinë e vazhdueshme, prandaj, SHKP ndërmerr hapa për të mbrojtur informacionin nga përdorimi i pa autorizuar, ndryshimi, zbulimi apo shkatërrimi, qoftë aksidental ose i qëllimshëm.

SHKP është i angazhuar për të siguruar përdorimin e informacionit dhe informacionin e sistemeve të teknologjisë me qëllim ruajtjen e integritetit dhe konfidencialitetit të informacionit nën kontrollin e tij.

SHKP përdor një qasje të bazuar në risk, gjatë vlerësimit dhe të kuptuarit të rreziqeve si dhe përdor të gjitha mjetet fizike të personelit, teknike dhe procedurale për të arritur masat e duhura të sigurisë. SHKP merr parasysh zhvillimet në teknologji dhe kostot e zbatimit për të arritur një nivel sigurie të përshtatshëm për natyrën e informacionit dhe të dëmit që mund të rezultojë nga një shkelje e sigurisë.

Stafi i SHKP i nënshtrohet detyrimit për të ruajtur konfidencialitetin e informacionit, i cili i jepet këtij të fundit për të ushtruar funksionet e tij në bazë Ligjit, dhe mund t’ua përhapë atë vetëm autoriteteve të ligjshme. SHKP i ofron udhëzime dhe trajnime stafit të tij, për t’u mundësuar atyre të kuptojnë dhe të zbatojnë përgjegjësitë e tyre në respektimin e sigurisë. SHKP vlerëson integritetin e tyre përpara se ata të punësohen. SHKP monitoron pajtueshmërinë e tyre mbi detyrimet e tyre në lidhje me sigurinë.

Si të na kontaktoni?

Kërkesat për informacion në lidhje me politikën tonë të privatësisë mund të dërgohen me e-mail në adresën: kontakt@shkp.gov.al.

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

ARSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL

TRAINIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË