Homepage

PUNËKËRKUES

PUNËKËRKUES

Informacione dhe këshillim. Udhëzime për punësim. Pjesëmarrje në një trajnim. Shërbime të tjera ndërmjetësimi.
LEXO MË SHUMË

PUNËDHËNËS

PUNËDHËNËS

Publikimi i vendeve të lira. Shërbime profesionale rekrutimi. Mbështetje për punësim (programe të nxitjes së punesimit) Kontakte në vazhdim.
LEXO MË SHUMË

ARSIMI DHE FORMIMI PROFESIONAL

TRAJNIME

Kërkoni për të përmirësuar aftesitë tuaja profesionale? Merrni pjesë në kurset tona të formimit profesional në dhjetë qendra në të gjithë Shqipërine.
LEXO MË SHUMË

Kërkoni Punë?




Kush Jemi?

AKPA është një shërbim publik, person juridik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për punësimin dhe zhvillimin e aftësive me seli në Tiranë. AKPA-ja është tërësia e institucioneve administrative dhe ofruese të shërbimeve të punësimit, të vetëpunësimit dhe të arsimit e formimit profesional, pjesë integrale e sistemit të ministrisë përgjegjëse për punësimin dhe zhvillimin e aftësive.
Ajo funksionon nëpërmjet Zyrave Rajonale dhe Vendore të Punësimit, Drejtorive Rajonale të Formimit Profesional Publik si edhe Shkollave të Arsimit Profesional Publik

Programi i punëve publike në komunitet
  • Integrimi në tregun e punës për një person, i cili është i papunë për një kohë të gjatë, është një sfidë e shumëfishtë. Nëse keni shumë kohë që nuk gjeni punën e përshtatshme apo ndiheni i pasigurt për aftësitë tuaja, ka një rrugëzgjidhje. Përgjigja është Programi i Punëve Publike në Komunitet. Programi i Punëve Publike në Komunitet u vjen në ndihmë personave të papunë mbi 25 vjeç, që kanë më shumë se 12 muaj të regjistruar në zyrat e punës. Programi zgjat një vit dhe mbështet individët nëpërmjet punësimit, këshillimit dhe trajnimit në organizata me veprimtari në dobi të komunitetit. Ja se si funksionon. Organizata punëson me kohë të pjesshme punëkërkuesin në një projekt në dobi të komunitetit. Subjekti mund të jetë një:
  1. organizatë e shoqërisë civile
  2. organizatë jofitimprurëse
  3. ndërmarrje sociale apo
  4. institucion publik
  • Organizata e mbështet punëkërkuesin me këshillim dhe mundësi trajnimi nëpërmjet një mbikëqyrësi, ndërsa programi financon pagën e individit, pagën e mbikëqyrësit dhe kostot e trajnimit. Për t’iu ardhur në ndihmë personave që kanë vështirësi të tjera për të filluar punë, ky program mendon edhe më shumë duke ofruar subvencionim për shpenzimet e transportit dhe ndjekjen e çerdhes ose kopshtit të fëmijëve në ngarkim. Për personat me aftësi të kufizuar, programi financon edhe përshtatjen e arsyeshme të vendit të punës. Sepse ky është një program për rikthimin në punë.
  • Aplikoni online në portalin www.puna.gov.al ose në zyrën e punës më pranë jush.

Programi i Vetëpunësimit

  • Për shumë njerëz pavarësia dhe fleksibiliteti që të ofron vetëpunësimi janë cilësi shumë të rëndësishme.
  • Nëse je një punëkërkues me një ide të qartë biznesi dhe ke motivimin dhe cilësitë e duhura për të qenë një sipërmarrës, ka një zgjidhje.
    • Programi i Vetëpunësimit.

 

Një program i cili mbështet sipërmarrësit e rinj për të qenë të suksesshëm.

Ja se si funksionon.

Punëkërkuesit me një ide të qartë biznesi, trajnohen dhe mbështeten nga ekspertë të kualifikuar.
Së bashku, ata zhvillojnë një plan të konsoliduar të biznesit.

Më pas, planet më të mira financohen deri në vlerën 500.000 lekë.

Sepse ky është një program që mbështet iniciativën e lirë ne sipërmarrje.ë


Të nderuar punëdhënës,


Me një rrjet prej 12 Drejtorish Rajonale punësimi dhe 24 Zyrash Vendore, jemi të pranishëm në të gjithë Shqipërinë për të shërbyer si urë lidhëse efikase mes kërkesave tuaja dhe punëkërkuesve në tregun e punës.


Objektivi ynë është të ndërtojmë një partneritet afatgjatë me ju:

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive është e angazhuar të zhvillojë me tej marrëdhëniet e  bashkëpunimit me ju. Synimi ynë është t’i përgjigjemi nevojave tuaja për forcë punëtore të kualifikuar, dhe t’iu mbështesim me programe punësimi, me qëllim përmbushjen e misionit për të garantuar punësim të denjë dhe të qëndrueshëm për punëkërkuesit në Shqipëri.


Shërbim cilësor dhe të unifikuar në të gjitha zyrat e punësimit:

Manuali metodik i Bashkëpunimit me Biznesin i disponueshem në të gjitha  zyrat e punësimit përmirëson shërbimin ndaj jush ne te gjithe hapat e  bashkepunimit. Ky manual eshte integruar në sistemin informatik të Agjencisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për te mundesuar ofrimin e shërbimeve të unifikuara dhe të standardizuara ne te gjitha zyrat e punësimit për t’iu përgjigjur në kohë dhe me cilësi nevojave tuaja. Stafet e zyrave tona janë trajnuar që të kuptojnë më mirë nevojat qe ju keni dhe  zotërojnë të gjitha mjetet e nevojshme digjitale për të  ndjekur profesionalisht të gjitha hapat e nevojshëm për plotësimin e suksesshëm të vendeve të lira të punës.


Jemi pranë nevojave të tregut të punës


Përmirësojmë shërbimin tonë bazuar në vlerësimin tuaj

Ju ftojmë te bashkëpunoni me Zyrat e punës për të perfituar nga shërbimet qe ofrojme! Stafi ynë i përkushtuar do t’ju informojë dhe mbështesë me shërbimet e rekrutimit dhe programet e mbështetjes për punësim.

Le të punojmë së bashku për një treg pune më të mirë!

Partneritet me biznesin

Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive(AKPA)

Arsimi dhe Formimi Profesional, një mundësi e sigurt për Tregun e Punës

Aplikimet Online Të AKPA

Njoftimet e fundit